Arrestohen dy persona që tentuan t’i grabisin Ozilin dhe Kolasinacin

  • 25 September 2019 - 10:05
Arrestohen dy persona që tentuan t’i grabisin Ozilin dhe Kolasinacin

Dy persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur padi për tentim grabitje të dyshes së Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Dy futbollistët u konfrontuan nga dy të persona të armatosur me thika më 25 korrik, në Londër.

Kolasinaci u kap nga disa kameria sigurimi duke i larguar dy personat e armatosur, përderisa Ozil hyri në vetyrë dhe dyshja shkoi shpejt në një restorant lokal për të kërkuar ndihmë.

 

Rreth dy muaj pas këtij incidenti, Ashley Smith, 30-vjeçar, dhe Jordan Northover, 26-vjeçar, janë paditur për këtë tentim grabitje dhe për mbajtje të armëve në vend publik. Smith akuzohet edhe për posedim të kanabisit.

Pas këtij incidenti, Arsenali ishte detyruar ti lë dyshen në shtëpi për ndeshjen e parë kundër Neëcastle për shkak të “sigurisë së lojtarëve”.

Trajneri Unai Emery kishte thënë se do ta shikojë gjendjen e dy lojtarëve në 48 orët e ardhshme dhe do ta marrë vendimin se a të startojnë në ndeshjen e dytë të sezonit.

“Po, jam 100 për qind i sigurt që mentalisht janë gati. Një qind për qind jam për këtë. Mentaliteti i tyre, fokusi i tyre në stërvitje dhe ndeshje është pozitiv”.

“Dëshiroj që t’i ndihmoj ata që të jetojnë normalisht me ne, të stërviten, të mendojnë dhe të fokusohen në çdo stërvitje të çdo ndeshje”.

“Ata janë kthyer në stërvitje që në ditën e parë, të martën. Kanë pasur një ditë pushim por kanë ardhur që në fillim të stërviten me ne”.  

(Kosova Sot Online)