Griezmann: Jemi larg më të mirës tonë

  • 25 September 2019 - 10:40
Griezmann: Jemi larg më të mirës tonë

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka besim se paraqitjet e klubit katalonas do të vazhdojmë të përmirësohen pas fitores të së martës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligës.

Kampionia në fuqi e Spanjës e ka nisur në mënyrë jo edhe aq mbresëlënëse sezonin e ri, 2019/20, pasi që tifozët kishin pritur paraqitje dhe rezultate më të mira nga klubi i tyre

Këto paraqitje dhe rezultate kanë bërë që të shtohet presioni mbi trajnerin Ernesto Valverde. Përderisa fitorja 2:1 kundër Villarrealit e uli pak këtë presion, loja e Barcelonës në këtë ndeshje e mban trajnerin në qendër të vëmendjes.

Francezi Griezmann e shënoi golin e parë të Barcelonës, në minutën e gjashtë të ndeshjes që u zhvillua në “Camp Nou”. Ai e shfrytëzoi një harkim të Lionel Messit nga rivënia fundore për ta zhbllokuar rezultatin.

Fituesi i Kupës së Botës beson se ka shumë hapësirë për përmirësime në klub e tij të ri dhe sugjeroi se disa futbollistë janë ende duke u përshtatur me ambientin e ri.

“Ne jemi larg versionit tonë më të mirë. Por, me ndeshjet që i kemi përpara vetes, gjithçka do të jetë më mirë”, tha Griezmann, pas ndeshjes.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka disa lojtarë të rinj të cilat sapo janë bërë pjesë e skuadrës. Ne tentojmë ta bëjmë më të mirën tonë në grup dhe në fushën e lojës”.

Griezmanni iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi në korrik dhe ai është i vetëdijshëm sa ka dallime të mëdha mes dy klubeve sa i përket pritshmërive.

Ai gjithashtu sugjeroi se ishte i kënaqur me startin e tij personal në Camp Nou, pasi që ka arritur të kontribuojë me tri gola dhe dy asiste në shtatë paraqitjet e tij të para.

“Nuk është Atletico, është ndryshe. Unë nuk jam keq, apo jo? Tri gola deri më tani. Mund të jem edhe më i mirë, po. Por, unë duhet të vazhdoj të punoj”. 

(Kosova Sot Online)