Rreziku i Kupës së Botës për Barcelonën dhe Ansu Fatin

  • 25 September 2019 - 14:04
Rreziku i Kupës së Botës për Barcelonën dhe Ansu Fatin

Ansumanne Fati e ngriti Camp Noun në këmbë sërish të martën në mbrëmje, në vetëm 15 minutat e tij për Barcelonën kundër Villarrealit.

16-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, duke luajtur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e katalonasve deri më tani. Mundësia e humbjes së tij për rreth një muaj shkaku i Kampionatit Botëror U-17 u përshkrua si një goditje për Barcelonën nga trajneri Ernesto Valverde, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Spanja e përshpejtoi procesin e dhënies së kombësisë spanjollit 16-vjeçarit në mënyrë që ta ketë atë në dispozicion për këtë turne, që do të fillojë më 26 tetor dhe do të vazhdojë deri më 17 nëntor.

Megjithatë, ai do t’i mungonte skuadrës së Barcelonës në këtë periudhë, pasi që ai tashmë e ka zënë një vend në ekipin e parë të Barcelonës, përkundër moshës së tij.

Ansu Fati i ka regjistruar 231 minuta lojë nga gjithsej 630 të mundshëm, duke mos luajtur vetëm në ndeshjen hapëse të sezonit në “San Mames”. Ai ka kontribuar me dy gola dhe një asist deri më tani, ndërsa ka luajtur edhe në ndeshjet e mëdha, si ajo kundër Dortmundit dhe kundër Valencias.

Nëse shkon në Brazil, ai do t’i humbte shtatë ndeshjet me Barcelonën: dy në Ligën e Kampionëve dhe pesë në La Liga;

Ndeshjet në të cilat do të mungojë Ansu Fati nëse shkon në Kupën e Botës U-17:

LaLiga / Java 9: Barcelona-Eibar

Champions League / Java 3: Slavia Prague-Barcelona

LaLiga / Java 10: Barcelona-Real Madrid

LaLiga / Java 11: Barcelona-Real Valladolid

LaLiga / Java 12: Levante-Barcelona

Champions League / Java 4: Barcelona-Slavia Prague

LaLiga / Java 13: Barcelona-Celta

(Kosova Sot Online)