Dhjetë lojtarët më të mirë në Premierligë sipas FIFA 20

  • 25 September 2019 - 15:41
Dhjetë lojtarët më të mirë në Premierligë sipas FIFA 20

Premierliga, liga e nivelit të parë të futbollit në Angli, është kampionati me më së shumti futbollistë të vlerësuar më së miri në videolojën FIFA 20, mirëpo kush janë më të e më të mirëve?

10. Sadio Mane – Liverpool – 88

Pjesë e treshes së famshme të sulmit të Liverpoolit, që ia fitoi skuadrës së Jurgen Kloppit titullin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Mane është lojtari më i shpejtë në këtë listë. Megjithatë, shpejtësia nuk është fuqia e tij e vetme, pasi që ai ka vlerësim të mirë edhe në driblim, gjuajtje dhe pasim.

Image

9. Hugo Lloris – Tottenham 88

Portieri fitues i Kupës së Botës mund të mos ketë qenë në formën e tij më të mirë gjatë kohës së fundit, mirëpo kjo nuk ndikoi që ai të mos jetë njëri ndër më të vlerësuarit në FIFA 20. Vetëm një portieri në Premierligë ka reflekse më të mirë sesa Llorisi, i cili vlerësohet me 91 pikë në këtë aspekt.

Image

8. David de Gea – Manchester United – 89

Një tjetër portier i cili nuk ka qenë në formën e tij më të mirë së fundi, mirëpo që vazhdon të ketë vlerësim mbresëlënës në FIFA 20. De Gea është portieri me reflekset më të mira në Angli. Në të vërtetë, vetëm shpejtësia, e vlerësuar me 58 pikë, është pika e tij e dobët.

Image

7. Sergio Aguero – Manchester City – 89

Për shumë vite radhazi, Aguero është njohur si njëri ndër sulmuesit më vrastarë në botën e futbollit dhe për këtë arsye nuk është habitëse që ai është njëri ndër futbollistët më së miri të vlerësuar në FIFA 20 nga Premierligë. Me gjuajtjen në 90 pikë, driblimin në 88 dhe shpejtësinë në 80, Aguero do të jetë një sulmues i vështirë për t’u ndalur në këtë lojë.

Image

6. Harry Kane – Tottenham – 89

A ju duhet një sulmues në Premierligë që ka më së shumti gjasa të jetë i saktë para portës? Harry Kane është lojtari që të duhet në FIFA 20, për shkak të vlerësimit të tij në gjuajtje prej 91 pikësh, më shumë se kushdo tjetër në ligën angleze.

Image

5. Alisson – Liverpool – 89

Bashkë me De Gean, fituesi i Ligës së Kampionëve vlerësohet si portieri më i mirë në Premierligë. Përderisa edhe Alissoni ka probleme në shpejtësi, ai e kompenson atë me statistikat e tij të tjera.

Image

4. N’Golo Kante – Chelsea – 89

Njeriu i cili u bë i famshëm në pozitën e mesfushorit defansiv, Kante, e ka pikë të fortë energjinë e tij në fushë, mirëpo atij i janë përmirësuar statistikat edhe sa i përket aspektit teknik të lojës.

Image

3. Mohamed Salah – Liverpool – 90

Image

2. Virgil van Dijk – Liverpool – 90

Shumë persona menduan se Van Dijkut e meritonte çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit e ai mbeti i dyti edhe në top listën e futbollistëve të Premierligës sipas FIFA 20. Megjithatë, ai është mbrojtësi me vlerësimet më të mira në ligë.

Image

1.  Kevin de Bruyne – Manchester City – 91

Asnjë futbollist në Premierligë nuk është më i mirë sesa Kevin de Bruyne në FIFA 20. Aftësia e tij e jashtëzakonshme në pasime e bënë dallimin mes tij dhe të tjerëve në këtë listë. 

(Kosova Sot Online)