Çfarë dënime mund ta presin Bayernin nëse e bojkoton Kombëtaren e Gjermanisë

  • 25 September 2019 - 15:53
Çfarë dënime mund ta presin Bayernin nëse e bojkoton Kombëtaren e Gjermanisë

Pas kërcënimit të presidentit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Uli Hoeness, se nuk do t’ia lëshojë Kombëtares së Gjermanisë lojtarët e vet, AS i analizoi dënimet me të cilat mund të përballet klubi nëse e bën një gjë të tillë.

Uli Hoeness e nxiti një debat të madh në botën e futbollit duke pretenduar se Bayern Munichu do të refuzojë t’ia lirojë lojtarët Kombëtares së Gjermanisë nëse portieri i tyre, Manuel Neuer, zëvendësohet nga portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, në Kombëtare.

“Ne s’do ta pranonim kurrë që Ter Stegeni ta zëvendësojë Neuerin si portier i parë. Nëse Bayerni informohet për këtë ndryshim para se të ndodhë, nuk do t’i dërgojmë lojtarët tonë në Kombëtare më”, tha Hoeness.

Por, çfarë pasoja mund të ketë për Bayernin nëse ata e bëjnë një gjë të tillë?

Gjobat për moslirim të lojtarëve pa arsye.

Sipas rregullave të FIFA-s, refuzimi i një klubi për t’i liruar lojtarët që janë në dispozicion për t’u zgjedhur nga ekipi kombëtar mund të sjellë te gjoba prej 5500 eurosh për çdo ndeshje ma karakter garues të zhvilluar dhe prej 3700 eurosh për çdo ndeshje miqësore.

Shumat e tilla nuk do ta dëmtonin shumë buxhetin e Bayernit, mirëpo ky nuk është ndëshkimi i vetëm me të cilin mund të përballen gjermanët.

Bayernit gjithashtu mund të mos i lejohet ta inkuadrojë në lojë futbollistin brenda pesë ditëve pasi të përfundojë pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Pasi që një numër i madh i lojtarëve të Bayernit luajnë në skuadrën e Gjermanisë, trajneri Niko Kovac do ta humbte një pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij për ndeshjen e parë pas ndeshjeve të Gjermanisë. 

(Kosova Sot Online)