Berisha i jep Akhmatit kualifikimin në Kupë, sinjale për Bernard Challandesin

  • 25 September 2019 - 16:48
Berisha i jep Akhmatit kualifikimin në Kupë, sinjale për Bernard Challandesin

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha është duke shijuar momente fenomenale në karrierë me klubin rus Akhmat Grozny.

Berisha së bashku me futbollistin e Shqipërisë, Odise Roshi kanë arritur ta kualifikojnë skuadrën e tyre në fazën e 1/16 të Kupës së Rusisë.

Derisa koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, Berisha arriti të shënojë gol në minutën e 76-të të ndeshjes.

Futbollisti nga Peja u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, derisa iu deshën vetëm nëntë minuta për ta gjetur rrjetën.

Në vazhdime, ndeshja u mbyll me rezultat 2-2, derisa penalltitë vendosën fatin e skuadrës që do të kualifikohej tutje.

Në penallti, Berisha e konvertoi në gol penalltinë e parë, derisa Roshi e shënoi golin vendimtar në penalltinë e fundit dhe për kualifikimin e Akhmatit.

(Kosova Sot Online)