Mësohen data dhe ora e El Clasicos së parë të këtij sezoni

  • 25 September 2019 - 17:15
Mësohen data dhe ora e El Clasicos së parë të këtij sezoni

El Clasico i famshëm mes Real Madridit dhe Barcelonës në sezonin e ri 2019/20 në La Liga do të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.

La Liga ka njoftuar se El Clasico i parë në ligë këtë sezon do të zhvillohet më 26 tetor në orën 14, sipas kohës lokale në Kosovë.

Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë në Camp Nou në La Liga për herë të parë që prej fitores së bujshme të katalonasve 5:1 tetorin e kaluar.

Ndeshja e dytë El Clasico mes tyre do të luhet në fund të muajit shkurt apo në fillim të marsit në Santiago Bernabeu, por data dhe ora ende nuk janë konfirmuar.

(Kosova Sot Online)