Inter kërkon ta vazhdojë fillimin e përkryer në Serie A ndaj Lazios, formacionet

  • 25 September 2019 - 20:29
Inter kërkon ta vazhdojë fillimin e përkryer në Serie A ndaj Lazios, formacionet

Interi e pret Lazion në derbin e mesjavës në Serie A, në përpjekje për ta ruajtur rekordin e përkryer në fillim të sezonit të ri 2019/20 dhe rikthimin në krye të renditjes, njëkohësisht.

Antonio Conte ka bërë një fillim qind për qind me zikaltrit, duke i fituar të gjitha katër ndeshjet e para deri tani.

Interi vjen nga një fitore e rëndësishme në fundjavë, kur e mundi 2:0 Milanin në derbin Della Madonnina të shtunën në San Siro.

Lazio e shqiptarëve, ndërkohë, ka bërë një fillim të përzier në sezonin e ri, duke i fituar dy nga katër ndeshjet e para, ndërsa është mposhtur vetëm një herë.

Valon Berisha i Kombëtares së Kosovës është në stol, ndërsa portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha titullar si zakonisht.

Te Lazio nuk luan sulmuesi kryesor Chiro Immobile pas zënkës me trajnerin Simeone Inzaghi.

Formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 21:00

Inter:

(Kosova Sot Online)