“Mos më krahasoni me Ronaldon” – Rodrygo i etur të bëjë emër për vete në Real Madrid

  • 26 September 2019 - 09:04
“Mos më krahasoni me Ronaldon” – Rodrygo i etur të bëjë emër për vete në Real Madrid

Rodrygo Goes nuk ka pranuar të krahasohet me Ronaldon, pasi debutoi për Real Madridin me gol kundër Osasunas të mërkurën.

Rodrygo, vetëm 18-vjeç, u bë lojtari që shënon gol më së shpejti në debutimin e tij në La Liga për Madridi që prej legjendës braziliane, Ronaldo, pasi shënoi në fitoren 2:0 ndaj Osasunas një minute pasi u fut në lojë nga stoli.

Sulmuesit adoleshent iu deshën vetëm 93 sekonda për të shënuar, derisa Ronaldo i madh kishte shënuar pas vetëm 62 sekondave në debutimin e tij kundër Deportivo Alaves më 2002.

Por Rodrygo nuk është i interesuar të krahasohet me Ronaldon, i cili cilësohet si ndër sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

“Nuk dua të krahasohem me Ronaldon, sepse ai është ndër më të mirët në histori dhe ndër më të mirët nga vendi im”, tha Rodrygo pas ndeshjes.

“Sa për golin, e kontrollova topin mirë dhe dija që do të shënoja. Duhet gjithmonë të tregoj se jam ën gjendje të luaj këtu”, shtoi ai. 

(Kosova Sot  Online )