Harvey Elliott hyn në librin e rekordeve, bëhet titullari më i ri në histori të Liverpoolit

  • 26 September 2019 - 09:47
Harvey Elliott hyn në librin e rekordeve, bëhet titullari më i ri në histori të Liverpoolit

Harvey Elliott është bërë lojtari më i ri që ka filluar ndonjëherë një lojë konkurruese për Liverpoolin, pasi ishte titullar kundër MK Dons në Carabao Cup të mërkurën.

Elliott ishte pjesë e skuadrës së të rinjve që përfshinte gjithashtu adoleshentë tjerë si Ki-Jana Hoever, Curtis Jones, Rhian Breëster, dhe portierin 20-vjeçar Caoimhin Kelleher. Por, ishte Elliott ai që ishte përcaktuesi i rekordeve në ditën e mërkurë. Me 16 vjet e 174 ditë, asnjë lojtar i ri i Reds nuk ka filluar ndonjëherë një ndeshje konkurruese për Liverpoolin si titullar. Vetëm Jerome Sinclair, i cili doli nga bankina kundër WBA në shtator të 2012 në moshën 16 vjeç e 6 ditë, ishte më i ri në një ndeshje konkurruese për Reds.

Nuk ishte rekordi i parë që Elliott ka vendosur këtë vit, pasi ai u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier kur hyri nga bankina për Fulhamin në maj në moshën 16 vjeç e 30 ditë. Elliott ishte bërë më parë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Fulhamin në nivelin e lartë, duke debutuar në raundit të dytë të Carabao Cup në Millëall në shtator të 2018 në moshën 15 vjeç dhe 173 ditë. Pas largimit të Fulham nga Liga Premier, Elliott u bashkua me Liverpoolin, ku priten gjëra të mëdha nga anësori i U17 të Anglisë.

Me gjithë moshën e re të tij, Elliott tashmë është emëruar në skuadrën e Listës A të 22 personave të Liverpolit, për sezonin 019-20 në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )