E ardhmja e Allegrit në Angli

  • 26 shtator 2019 - 10:04
E ardhmja e Allegrit në Angli

Duket se e ardhmja e Massimiliano Allegrit është në Angli, pasi ai është ndër favoritet për ta marrë drejtimin e Manchester United, Arsenal apo Tottenham.

Ish-trajneri i Juventusit është i papunë momentalisht, pasi e shkëputi marrëveshjen me bardhezinjtë pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Ai i fitoi pesë tituj radhazi në Serie A dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve dy herë gjatë kësaj periudhe.

Ka muaj që Allegri ndjek kursin në gjuhën angleze dhe duket se puna e tij e radhës do të jetë në Premierligën angleze.

Tashmë është përfolur se italiani mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit apo Arsenalit.

Por, sot The Sun dhe Mirror shkruajnë se Allegri është kandidat serioz për postin e trajnerit të Tottenham, e cili e ka nisur sezonin shumë dobët nën udhëheqjen e Maurizio Pochettinos. 

(Kosova Sot Online )