Berishën e duan në Australi dhe Zelandë të Re

  • 26 September 2019 - 14:59
Berishën e duan në Australi dhe Zelandë të Re

Sulmuesi kosovar pritet të rikthehet në futbollin australian pas eksperiencës në Japoni, por në opsion e ka edhe Zelandën e Re

Besart Berisha i dha fund së fundmi eksperiencës japoneze, ku nuk e pati ndonjë përvojë pozitive.

Sulmuesi kosovar pritet të rikthehet shumë shpejt në futbollin australian, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

34 vjeçari nuk po kërkohet nga klubet e mëdha australiane.

Megjithatë, ai i ka marrë dy oferta, të cilat do t’i shqyrtojë në ditët në vazhdim.

Fillimisht, atë e kërkoi ekipi nga i ri i A-League, Western United, i cili është në kërkim të një sulmuesi me përvojë.

Por, mediat australiane shkruajnë se për ish-përfaqësuesin kosovar tash interesim ka shfaqur edhe Melbourne City.

Berisha është lojtar i lirë që kur u nda nga ekipi i J-League, Sanfrecce Hiroshima.

Në të kaluarën, ai kishte luajtur me plot sukses në ekipet Brisbane Roar e Melbourne Victory.

Berisha ka pasaportë australiane dhe konsiderohet si lojtar vendor.

Berisha i ka zhvilluar 186 ndeshje në futbollin australian dhe ka shënuar numër rekord golash – 116.

Për Berishën flitet se interesim ka shfaqur edhe ekipi nga Zelanda e Re, Wellington Phoenix. 

(Kosova Sot Online)