Tottenhami nuk e shet Kanen

  • 26 September 2019 - 15:42
Tottenhami nuk e shet Kanen

Nënkampioni evropian është i vendosur ta mbajë yllin e tij për një periudhë afatgjate. Klubet më të mëdha evropiane ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm anglez

Tottenhami nuk e ka ndërmend të heq dorë nga yjet e tij.

Pronari i nënkampionit evropian, Daniel Levy e ka vendosur çmimin e Harry Kanet prej 270 milionë eurosh, në mënyrë që t’i “tremb” klubet e interesuara për të.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”.

Sulmuesi anglez e ka shprehur dëshirën e tij për të fituar trofe, që nënkupton se e ardhmja e tij në Londër nuk është e sigurt.

Por, pronari i klubit shpreson se vlerësimi i lartë i Kanes mund t’i largojë sadopak klubet e interesuara si Real Madrid, Barcelona e Manchester City.

Mbetet të shihet verën e ardhshme nëse Kane do të largohet nga Tottenhami apo jo.

(Kosova Sot Online)