De Bruyne mund ta lë Cityn për PSG-në

  • 26 September 2019 - 15:44
De Bruyne mund ta lë Cityn për PSG-në

Mesfushori belg ka paralajmëruar se mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Manchester City gjatë verës së ardhshme.

Ish-trajneri i tij, Hein Vanhaezebrouck ka thënë se mesfushori belg është duke e konsideruar largimin nga “Etihad Stadium” për t’u transferuar në Paris Saint-Germain.

“PSG duhet ta marrë De Bruynen për t’i ushqyer me topa milimetrikë Neymarin, Edinson Cavanin e Kylian Mbappen. Me këtë rast, do të ishte realisht e pamundur ta mposhtësh ekipin nga Parisi”, ka thënë trajneri belg për Het Nieuwsblad. 

De Bruyne viteve të fundit ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Premierligës.

Ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Genk, Chelsea, Werder Bremen e Wolfsburg.

(Kosova Sot Online)