“Juventusi s’mund të fitojë me Dybalan”

  • 26 September 2019 - 17:58
“Juventusi s’mund të fitojë me Dybalan”

“Nëse Juventusi mbështeten në të, rrezikojnë të mos fitojnë asgjë këtë sezon”, Cassano ka thumbuar keq Dybalan.

Antonio Cassano dyshon në aftësitë e Paulo Dybalas.

Në emisionin “Tiki Taka”, ai ka kritikuar lojtarin që pothuajse gjithmonë e thumbon, Paulo Dybalan.

“Kam dëgjuar që disa e thirrin Dybalan ‘fenomenal’, ose ‘Leo Messi i ri’ në dy tri vitet e fundit”, tha Cassano.

“Siç kam thënë më parë, ai mbetet lojtar i mirë. Sidoqoftë, nëse Juventusi mbështetet në të, ata rrezikojnë të mos fitojnë asgjë këtë sezon”.

25-vjeçari ka bërë 4 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” këtë edicion, ka dhuruar një asist.

(Kosova Sot Online)