Alves: “Besoj se do të shohim dhe do të dëgjojmë shumë për Vinicius së shpejti”

  • 26 September 2019 - 19:37
Alves: “Besoj se do të shohim dhe do të dëgjojmë shumë për Vinicius së shpejti”

Talenti i Real Madridit, Vinicius Junior,  është duke u konsideruar si lojtari i ri më i mirë në botë dhe ikona e Brazilit, Dani Alves jep miratimin për 19-vjeçarin.

Talenti brazilian shënoi golin e parë mbrëmë në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2019/20, në fitoren 2-0 të Real Madridit kundër Osasunës.

Ai debutoi me Flamengon në moshën 16-vjeçari dhe Reali e nuhati menjëherë talentin e tij dhe e rrëmbeu atë për 46 milionë euro.

Vinicius iu bashkua Realit në verën e vitit 2018, duke shkëlqyer në sezonin debutues me fanellën e bardhë.

Ai synon që këtë edicion si 19-vjeçar të dhurojë diçka më shumë dhe Dani Alves nuk ka asnjë dyshim se në të ardhmen do të flitet shumë për Viniciusin.

Kur u pyet për lojtarin e ri më premtues në ditët e sotme, Alves u përgjigj: “Do të thosha Vinicius i Real Madridit”.

“Ka shumë lojtarë që kanë lindur me talent dhe sigurisht ai (Vinicius) është njëri prej tyre”.

“Kam pasur shansin ta shoh duke luajtur atë nga afër, me Brazilin. Besoj se do të shohim dhe do të dëgjojmë shumë për të së shpejti”.

(Kosova Sot Online)