Eros Grezda drejt transferimit tek skuadra e Xavi Hernandez

  • 26 September 2019 - 21:06
Eros Grezda drejt transferimit tek skuadra e Xavi Hernandez

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierë.

Pasi është përjashtuar nga skuadra e parë e Rangers, lojtari shqiptar ka bërë probleme edhe në ekipin e të rinjve.

Grezda ka pështyrë futbollistin kundërshtar dhe kjo ka bërë që të suspendohet nga klubi.

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard i ka kërkuar futbollistit që të gjej një skuadër për tu larguar nga klub. 

Tani mediat britanike kanë raportuar se e ardhmja e reprezentuesit shqiptar mund të jetë në Katar.

Legjenda spanjolle, Xavi Hernandez është duke kërkuar transferimin e shqiptarit tek skuadra që e drejton, Al-Sadd SC.

Por jo vetëm Al-Sadd, pasi për Grezdën interesim ka shfaqur edhe një skuadër tjetër nga Katari.

Fjala është për ekipin Al-Rajan që drejtohet nga trajneri argjentinas Aguirre.

Gjasat janë të mëdha që Grezda të largohet nga Rangers në janar, teksa Katari mbetet një opsion i mirë për të ardhmen.

(Kosova Sot Online)