Man Unitedi, i gatshëm ta emërojë Pochettinon në pozitën e trajnerit

  • 27 September 2019 - 08:52
Man Unitedi, i gatshëm ta emërojë Pochettinon në pozitën e trajnerit

rgjentinasi Mauricio Pochettino është në presion në pozitën e trajnerit të Tottenhamit për shkak të rezultateve të fundit, të cilat megjithatë s’e kanë larguar interesimin e Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi është gati t’ia bëjë një ofertë trajnerit të Totttenhamit, Mauricio Pochettinos, dhe ata janë të gatshëm ta paguajnë një shumë të madhe për ta marrë argjentinasin, shkruan The Sun.

Pochettino është duke kaluar nëpër një periudhë nën presion të madh gjatë kohës së fundit me klubin londinez, pasi që Tottenhami ka qenë në formë të dobët, pasi e arriti finalen e Ligës së Kampionëve në sezoni 2018/19.

Por, kjo formë e dobët e klubit të Pochettinos nuk e ka larguar interesimin e Manchester Unitedit, drejtuesit e së cilëve janë të gatshëm të paguajë 32 milionë funte për ta liruar argjentinasin nga kontrata e tij me Tottenhamin.

Në anën tjetër, e përditshmja angleze, Mirror, raporton se gjiganti spanjoll Real Madrid do ta ketë si opsion të parë trajnerin e Tottenhamit nëse vendos përfundimisht ta zëvendësojë Zinedine Zidanin këtë sezon.

Trajneri i Real Madridit, Zidane, u ngrit në pozitën e dytë të La Ligës me skuadrën e tij të dielën, pas fitores si mysafir kundër Sevillas. Mirëpo, disfata e javës së kaluar në Ligën e Kampionëve, kundër Paris Saint-Germainit, i ka shqetësuar drejtuesit e klubit madrilen.

Zidane është nën presion tani dhe mediumi anglez raporton se “Los Blancos” do të tentojnë t’ia marrin Tottenhamit Pochettinon, nëse ai i jap një shenjë sado të vogël se është i interesuar për atë pozitë.

Pochettino nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vitin 2018 dhe së fundi e ka theksuar përkushtimin e tij ndaj klubit londinez, mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Tottenham.

(Kosova Sot Online )