Kessie pritet të largohet në janar nga Milani

  • 27 September 2019 - 09:49
Kessie pritet të largohet në janar nga Milani

Franck Kessie nuk është aspak i kënaqur me klubin e tij Milan.

Mesfushori afrikan vendosi të qëndronte në Milan gjatë verës pasi synonte që të luftonte për trofe me klubin.

Por fillimi i këtij edicioni ka treguar se Milani është larg për t’i rivalizuar ekipet tjera në Serie A për të fituar trofe.

Mediat italiane kanë raportuar se Kessie ka vendosur që në janar të largohet nga Rossonerët. 22-vjeçari ka dy opsione për ta vazhduar karrierën, në Angli dhe Francë.

Wolverhampton Wanderers mbetet skuadra më e interesuar dhe favorite për të, ndërsa në garë është fuqishëm edhe Monaco.

Milani është gati ta shes yllin e saj, por fillimisht duan që të vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )