“Ta sfidojmë FIFA-n, koha për Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare”

  • 27 September 2019 - 13:44
“Ta sfidojmë FIFA-n, koha për Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare”

Klubet serbe mund të luajnë në Kosovë. Shorti i Kupës së Serbisë rezervoi përballjen Trepça-Crevena Zvezda dhe FFK menjëherë FIFA-s, duke kërkuar që klubet serbe të mos luajnë në territorin e tyre.

Së fundmi ka edhe një përgjigje, teksa i kërkohet FFK-së të tërhiqet nga kërkesa, për shkak se gjithçka është e parashikuar që në momentin e pranimit të Kosovës në qeverinë botërore te futbollit.

Nisur nga ky vendim, është futbollisti Taulant Dajaku, aktualisht pjesë e skuadrës së Ferizajit, i cili hedh idenë për të bërë një Kupë Mbarëkombëare Shqiptare. Ai propozon që në atë kompeticion të marrin pjesë ekipet shqiptare që sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Dajaku e cilëson një hap të tillë si bashkim kombëtar real sportiv.

“Është rasti ideal për të themeluar Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare, një kompeticion ku do të merrnin pjesë gjithë ekipet nga trevat shqiptare që fitojnë të drejtën e garimit në kupat e Europës dhe do zhvillohej në çdo fund kampionati” ”, shkruan Dajaku në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Njëkohësisht do shërbente edhe si një përgatitore e mirë para fillimit t’kupave evropiane. Thelbësorja do ishte se, përveç bashkimit kombëtar real sportiv, do i bënte karrshillëk’ kësaj extra-tolerancës së UEFA-s dhe FIFA-s dhe dy-standardit të sjelljes së tyre krahas ankesave tona mbi invazionin serb mbi territorin tonë!”

Image

(Kosova Sot Online)