Solskjaer për formën e Man Unitedit: S’kam thënë kurrë se do ta kemi lehtë

  • 27 September 2019 - 14:29
Solskjaer për formën e Man Unitedit: S’kam thënë kurrë se do ta kemi lehtë

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se nuk duhet të mbivlerësohen pengesat e fundit në rrugën e Manchester Unitedit, pasi që trajneri i “Djajve të kuq” e theksoi se asnjëherë nuk ka thënë se ky sezon do të jetë i lehtë.

Një fitore me rezultat 4:0 kundër Chelseat në xhiron hapëse të sezonit të ri të Premierligës i gëzoi tifozët në Old Trafford, mirëpo, që nga atëherë, forma e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer ka qenë në rënie, transmeton.

Për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të fundit të Manchester Unitedit, aftësia e lojtarëve dhe trajnerëve është vënë në dyshim, pasi që pritshmëritë e tifozëve nuk po arrihen as këtë sezon.

Megjithatë, Solskjaer insiston se ai nuk po ndihet nën presion dhe po refuzon të pajtohet me kritikat në drejtim të “Djajve të kuq”.

“Unë asnjëherë s’kam thënë se do ta kemi të lehtë këtë sezon. E kam thënë shumë herë, do të ketë ulje dhe ngritje. Kur të humbasim, duhet t’i besojmë vetes dhe asaj që po e bëjmë. Duhet ta mbajmë përqendrimin te çmimi dhe të punojmë në bazë të principeve tona”, ka thënë Solskjaer.

“Secila ndeshje në Premierligë mund të fitohet, por edhe mund të humbet. Ka të bëjë me detaje, detaje të vogla. Nganjëherë ti qëndron aty, i lumtur që e ke fituar një ndeshje, nganjëherë je i zemëruar sepse ke humbur”.

Pasi të përballet me Arsenalin të hënën në kuadër të Premierligës, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Evropës me ndeshjen kundër AZ Alkmaarin. 

(Kosova Sot Online)