Pamje të rënda: Sulmohet futbollisti shqiptar në Kroaci

  • 27 September 2019 - 15:14
Pamje të rënda: Sulmohet futbollisti shqiptar në Kroaci

Sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos, Muzafer Ejupi, është sulmuar në Kroaci dhe klubi i tij i ka publikuar online fotografitë për t’i dëshmuar lëndimet e futbollistit dhe për të kërkuar drejtësi.

Futbollisti me origjinë nga Tetova i pësoi këto lëndime pas një sulmi në një parking, ku u sulmua nga një kroat.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kroacisë, përderisa Ejupi i ka shfaqur lëndimet që i pësuar nga sulmi me shufër metalike.

Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Facebook, Slaven Belupo ka kërkuar që të merren të gjitha masat kundër personit përgjegjës për sulmin dhe i ka uruar Ejupit shërim të shpejtë.

 “Lojtari ynë Muzafer Muzo Ejupi është në shtëpi, ku edhe po rikuperohet nga një sulm i rëndë fizik. I dëshirojmë një rikuperim të shpejtë me sa më pak pasoja të jetë e mundur. Gjithashtu, ne do të donim t’u bëjmë thirrje të gjitha mediave kroate që në mënyrë efektive të informojnë publikun”, shkruhet në njoftimin e klubit.

31-vjeçari ka qenë futbollist profesionist që nëntë vjet dhe, gjatë kësaj kohe, ai ka luajtur në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Turqi dhe Tajlandë, ndërsa i ka bërë vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar të Maqedonisë. 

(Kosova Sot Online)