Lajmi i fundit: Lojtarët e Realit iu nënshtrohen kontrolleve për doping

  • 27 September 2019 - 16:19
Lajmi i fundit:  Lojtarët e Realit iu nënshtrohen kontrolleve për doping

UEFA ka zhvilluar një kontroll antidoping për futbollistët e Realit.

Inspektorët e sektorit antidoping të UEFA-s kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të Real Madridit në orët e para të mëngjesit të së premtes, raporton “El Chiringuito”.

Menjëherë pas zgjimit, para se t’i nisin stërvitjet në orën 11:00, 10 futbollistë i janë nënshtruar testeve përkatëse antidoping.

Se cilët kanë qenë futbollistët në fjalë nuk janë mësuar ende.

Jo vizitë e UEFA-s u bë një ditë para derbit me Atletico Madridin, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)