Benfica tentoi ta angazhonte Mourinhon

  • 27 September 2019 - 17:19
Benfica tentoi ta angazhonte Mourinhon

Klubi portugez kishte kontaktuar me “Special One”, i cili e ka refuzuar ofertën e marrë pasi e preferon një klub më të madh evropian

Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira ka zbuluar se Jose Mourinho ishte preferenca e tij e parë pas largimit të Rui Vitorias.

Trajneri aktual, Bruno Lage ishte në bisedime po ashtu me klubin, por ai ishte zgjedhja e dytë, pas “Special One”.

“Unë kam thënë se, nëse bisedimet me Mourinhon nuk do të shkonin si duhet, atëherë Bruno Lage do të jetë trajneri ynë i pari. Dhe, kështu u bë”, ka thënë Vieira për TVI.

Vieira kishte thënë se nëse Mourinho do të pranonte t’i bashkohej Benficas, ai do të shkonte personalisht për ta marrë në aeroport.

Mourinho e kishte udhëhequr me sukses Porton, me të cilën e kishte fituar Ligën e Kampionëve.

Më pas pati eksperienca kryesisht të suksesshme në Chelsea, Inter, Real Madrid e Manchester United.

(Kosova Sot Online )