Man Utd ia mësyn Dembeles

  • 27 September 2019 - 17:23
  Man Utd ia mësyn Dembeles

“Djajtë e Kuq” e kanë vëzhguar futbollistin e Olympique Lyonit në tri ndeshjet e fundit dhe do të mundohen ta transferojnë atë gjatë janarit pasi po kanë probleme në sulm.

Manchester United është i interesuar për futbollistin e Olympique Lyonit, Moussa Dembele.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”.

adje, mediumi britanik zbulon se “Djajtë e Kuq” kanë dërguar skautë në tri ndeshje e fundit të Lyonit.

Ish-sulmuesi i Celticut i ka realizuar tashmë 6 gola në ligë këtë sezon dhe është bërë objektiv i Unitedit.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do Dembelen në janar duke e pasur parasysh se sulmuesit Marcus Rashford e Anthony Martial janë të lënduar, kurse Alexis Sanchez e Romelu Lukaku janë larguar gjatë verës.

Interesim për Dembelen ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online )