Zidane: Kurrë nuk do të dyshoj në Hazardin

  • 27 September 2019 - 18:03
Zidane: Kurrë nuk do të dyshoj në Hazardin

Zidane i beson verbërisht Eden Hazardit.

100 milionëshi Eden Hazard, i transferuar nga Chelsea gjatë verës – vazhdon të kërkojë golin e parë me klubin e ri, Real Madridin.

Deri më tani, Hazard nuk ka treguar atë që bënte te Chelsea, por Zinedine Zidane i beson verbërisht 28-vjeçarit.

“Nuk do të dyshoj për asnjë moment në Eden Hazardin”, tha Zidane.

“Ne e njohim lojtarin që kemi marrë, ka filluar të përgjigjet dhe e bëri tashmë këtë që në Sevilla. Të gjithë presin prej tij. Jam i sigurt se do të jetë lojtari, që të gjithë presim”.

(Kosova Sot Online)