Ansu Fati mungon kundër Getafes për probleme në gju, kthehen Rakitic dhe Perez

  • 27 September 2019 - 19:28
Ansu Fati mungon kundër Getafes për probleme në gju, kthehen Rakitic dhe Perez

Ansu Fati është lënë jashtë për ndeshjen që Barcelona e zhvillon të shtunën në udhëtim me Getafen.

Talenti 16-vjeçar ka disa shqetësime në gjurin e djathtë dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet për takimin e nesërm.

Ivan Rakitic dhe Carles Pérez, që munguan sfidën e kaluar – janë rikthyer në skuadër.

Jashtë vazhdon të jetë Samuel Umtiti, ashtu si Lionel Messi, që u dëmtuar në mesjavë kundër Villarrealit.

(Kosova Sot Online)