Emery tregon pse Granit Xhaka është emëruar kapiten i Arsenalit!

  • 27 September 2019 - 19:47
Emery tregon pse Granit Xhaka është emëruar kapiten i Arsenalit!

Unai Emery e ka vlerësuar lidershipin e Granit Xhakës pasi mesfushori u konfirmuar kapiten i “Topçinjve”.

Shqiptari e ka mbajtur shiritin në gjashtë ndeshje deri më tani dhe do të vazhdojë të mbështetet nga Pierre-Emerick Aubameyang, Hector Bellerin, Alexandre Lacazette, dhe Mesut Ozil – futbollistët kryesor të Arsenalit.

Ai është duke u kritikuar për paraqitjet në ndeshjet e fundit, por Emery ua bën me dija tifozëve se Xhaka është zgjedhja e gjithë ekipit për të mbajtur shiritin në krah.

Pse Emery mendon se Xhaka është njeriu i duhur për këtë detyrë? 

“Së pari, ai është i matur, ka eksperiencë dhe momentalisht të gjithë jemi nën presion, nën kritika si trajner, si lojtarë, si klub”, tha Emery. “Më e rëndësishmja është që të ngrihemi, dhe ai të tregojë kualitetet e tij me qëndrimin dhe përkushtimin që ka gjithmonë dhe para se gjithash, e kanë votuar lojtarët e ekipit”.

“Më pas fola me të dhe duam të ndërrojmë mendimin e të gjithëve sepse respekti që ka ai në dhomën e zhveshjes është shumë, shumë, shumë e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë para, të luajmë, të përmirësohemi. Çdo ndeshje për të, për mua, për të gjithë është mundësi e mirë për të treguar kapacitetet që kemi”.

“Kam besim në të, ai është njeri i mirë, profesionist i vërtetë dhe lojtar i mirë. Nganjëherë ka bërë gabime, po, por më e rëndësishmja është që t’i analizoni dhe t’i përmirësoni ato gabime në të ardhmen”.

“Ky është qëllimi i tij dhe i të gjithëve, për të ndryshuar mendimin e të gjithëve, për të treguar personalitet dhe për t’u përmirësuar në çdo ndeshje për të na ndihmuar që të fitojmë. Ndeshja e parë është të hënën kundër Manchester United”.

(Kosova Sot Online)