Zidane s’dëshiron të dëgjojë për humbjen 7:3 nga Atletico

  • 27 September 2019 - 20:07
Zidane s’dëshiron të dëgjojë për humbjen 7:3 nga Atletico

Zidane i është shmangur pyetjeve për humbjen 7-3 gjatë verës kundër Atletico Madridit në Amerikë.

Trajneri i Real Madridi s’dëshironte të dëgjonte asgjë për derbin në miqësoren e verës.

Ai tha se kjo ndeshje s’ka të bëjë asgjë me atë gjatë verës, derisa kur një tjetër gazetar deshi të flas për të njëjtën temë, Zidane i tha: “Do të të përgjigjem njëjtë”.

Gazetari insistoi dhe e pyeti nëse ka shikuar se çfarë kishte ndodhur që Reali humbi 7:3, ai insistoi se nuk e ka bërë këtë dhe as s’do ta bëjë sepse ishte vetëm një miqësore.

Reali dhe Atletico përballen në “Wanda Metropolitano” të shtunën nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)