“E dua futbollin, gjithmonë gati për të kaluar çdo pengesë”, futbollisti i Juves konfirmon rikuperimin nga dëmtimi

  • 27 September 2019 - 20:22
“E dua futbollin, gjithmonë gati për të kaluar çdo pengesë”, futbollisti i Juves konfirmon rikuperimin nga dëmtimi

Matia Perin duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimin, që e mbajti atë larg fushave në këtë fillim të sezonit.

Rikuperimin e tij të plotë e ka komunikuar vetë lojtari, i cili nëpërmjet një video të postuar në “Instagram” shfaqet në fushat e blerta duke u stërvitur.

Videon e postuar Perin e shoqëron edhe me një shkrim, ku thotë se e dashuron këtë sport dhe është gjithmonë gati të kalojë pengesat që i dalin para: “E dua këtë sport, më pëlqen të ndaj dhomën e zhveshjes me miqtë e mi, më pëlqen adrenalina e një ndeshje. I dua kritikat dhe komplimentet e këtij sporti. E dashuroj futbollin dhe për sa kohë që kjo dashuri do të jetë kaq e madhe brenda meje, do jem gjithmonë gati për të kapërcyer çdo pengesë që do të dalë para meje.”, shkruan portieri italian.

Kujtojmë se Perin ishte shumë afër kalimit te Benfika në merkaton e verës, por shkak që transferimi i tij në Portugali dështoi, thuhet se ishte një problem që lojtari kishte shfaqur gjatë vizitave mjekësore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mattia Perin (@mattiaperin) on

(Kosova Sot Online)