Ku dëshiron të dalë Mbappe? Momenti kur e pyet De Jogun për Barcelonën

  • 27 September 2019 - 20:35
Ku dëshiron të dalë Mbappe? Momenti kur e pyet De Jogun për Barcelonën

PSG vazhdon të postojë video të Kylian Mbappe nga gala mbrëmja e FIFA-s që u mbajt të hënën në Milano.

Mbappe u takua dhe u përshëndet me disa prej futbollistëve, po ashtu edhe me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Teksa pyesin njëri tjetrin se si janë, Mbappe e pyet më pas: “Barcelona është mirë?”, De Jong iu përgjigj që po me një fytyrë interesante që e shtyri Mbappen t’ia kthejë: “Është e vështirë në këtë momente…. shihemi më vonë”.

Barça nuk e ka nisur mirë sezonin. Pas gjashtë xhirove, ka pësuar 2 humbje, ka 2 fitore dhe një barazim – ka grumbulluar 10 pikë.

(Kosova Sot Online)