Conte nuk bën zbritje, ja kur do të luajë Alexis Sanchez titullar

  • 27 September 2019 - 21:01
Conte nuk bën zbritje, ja kur do të luajë Alexis Sanchez titullar

Vlerëson të gjithë talentin dhe eksperiencën e tij, por pavarësisht kësaj, trajneri i Inter, Antonio Conte nuk ka asnjë qëllim që t’i bëjë zbritje afrimit fantastik të zikaltërve në këtë merkato vere, Alexis Sanchez. Është pikërisht ky qëndrimi i mbajtur nga ish-trajneri i Chelseas ndaj atyre që e pyetën këtë të premte në lidhje me kilenin. 

“Është një futbollist që ka karakteristika të jashtëzakonshme. Është përgjegjësia jonë që ta ndihmojmë atë të rigjejë shkëlqimin që ka humbur disi në dy vitet e fundit, por mbetet një futbollist që bën diferencnën”. 

“Herët a vonë do ta shihni në fushë si titullar. E patë në fushë ndaj Lazios kur u aktivizua si zëvendësues dhe ishte e dukshme që nuk është një futbollist i zakonshëm”, deklaroi Conte.

(Kosova Sot Online)