Pogba dëshiron të largohet në dimër

  • 27 September 2019 - 21:09
Pogba dëshiron të largohet në dimër

Paul Pogba nuk është i lumtur në Manchester.

Mesfushori francez është duke menduar që ta braktisë Unitedin në afatin kalimtar të janarit, në vitin 2020, raporton “The Sun”.

Paul ishte i bindur se këtë sezon do ta veshë fanellën e bardhë të Real Madridit, por drejtuesit e klubit dhe Solskjaer nuk e lejuan të largohet nga “Old Trafford”.

Sido që të jetë, me kontratën që po shkon drejt fundit, Pogba ua ka bërë me dije se s’dëshiron të rinovojë dhe se në merkaton e janarit dëshiron t’i bashkohet Zinedine Zidanes te Reali.

Për francezin është duke u interesuar edhe Juventusi, por Pogba e ka ndarë mendjen që një kohë të gjatë dhe dëshiron të punojë me Zizun.

Image

(Kosova Sot Online)