Kthehet Kylian Mbappe

  • 27 September 2019 - 22:09
Kthehet Kylian Mbappe

Tuchel ka konfirmuar se Mbappe është gati për sfidën kundër Bordeaux.

Pas humbjes turpëruese 0-2 në shtëpi nga Stade de Reims, Paris Saint Germain do të kërkojë t’i rikthehet fitoreve në Ligue 1.

Për ta bërë një gjë të tillë, skuadrës së Thomas Tuchel i është kthyer një ndër më të mirët në botë, Kylian Mbappe. 

Përveç Mbappes, gati për lojë është edhe sulmuesi tjetër, Mauro Icardi.

“Mbappe dhe Icardi i janë bashkuar grupit dhe do të jenë gati për nesër”, tha Tuchell.

(Kosova Sot Online)