Zi e ma zi për Grezdën, Rangers e gjobit dhe është afër ta largojë nga klubi

  • 28 September 2019 - 08:33
Zi e ma zi për Grezdën, Rangers e gjobit dhe është afër ta largojë nga klubi

Rangers kanë vendosur të gjobisin dhe të përpiqen të huazojnë Eros Grezda pas një pretendimi se ka pështyrë kundërshtarin gjatë një ndeshje me të rinjtë, raporton “The Scotsman”.

Anësori nuk ka luajtur për ekipin e parë që nga prilli dhe nuk do të ri-integrohet pas incidentit, me klubin që shpreson ta largojë sa më shpejt.

Bosi i Rangers, Steven Gerrard, ka zbuluar se kanë marr ofertë nga një klub për ta marrë lojtarin në formë huazimi, por nuk ka treguar emrin dhe me shumë mundësi do të pranojnë ofertën.

Grezda tashmë ka kërkuar falje, por duket se është vonë për këtë.

Anësori i Kombëtares shqiptare duhet të pranojë realitetin dhe të tentojë të gjejë vetën diku tjetër. 

(Kosova Sot Online )