Shkëlqeu në fillim të sezonit, Reali fillon bisedimet për t’ia vazhduar kontratën talentit Odegaard

  • 28 September 2019 - 09:08
Shkëlqeu në fillim të sezonit, Reali fillon bisedimet për t’ia vazhduar kontratën talentit Odegaard

Martin Odegaard është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion.

Talenti norvegjez iu bashkua Real Madridit në janar të vitit 2017, për tu huazuar për dy vite radhazi në Eredivisie, fillimisht te Heerenveen e pastaj edhe te Vitesse.

Ndërkohë këtë edicion Los Blancos e kanë huazuar atë në La Liga tek skuadra e Real Sociedadit.

Në gjashtë ndeshjet e para, Odegaard ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Por huazimi i tij te Sociedad mund të vazhdoj edhe për një vit tjetër, nëse tri palët janë të kënaqura,Reali, Soceidadi dhe vet lojtari.

Los Blancos kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit që t’i vazhdojnë edhe për dy vite të tjera kontratën Odegaardit.

Aktualisht marrëveshja e norvegjezit me Real Madridin është deri në vitin 2023, por që klubi mbretëror synon t’ia vazhdoj edhe për dy vite atë.20-vjeçari besohet se do të qëndrojë edhe edicionin e ardhshëm si i huazuar te Soceidad, para se të kthehej në Madrid me përvojën e duhur.

(Kosova Sot Online )