Shtatëshet, kush do të lë gjurmë në derbin e Madridit?

  • 28 September 2019 - 09:30
Shtatëshet, kush do të lë gjurmë në derbin e Madridit?

Dy shtatëshe do të përballen me njëri tjetrin sonte në “Wanda Metropolitano”.

E gjithë vëmendja në derbin e Madridit pritet të jetë sonte te Joao Felix i Atletico Madridit e Eden Hazard i Real Madridit.

Lojtarët në fjalë zëvendësuan Antoine Griezmannin, respektivisht Cristiano Ronaldon, duke marrë numrat e tyre dhe sonte do të tentojnë të lënë gjurmë në derbin e Madridit.

João Félix Sequeira (19 vjet) dhe Eden Michael Hazard (28) gjithashtu do të tentojnë të bëjnë atë që dikur bënin nëpër derbi Fernando Torres dhe Raúl (shtatëshe tjera).

Joao tashmë e di ndjenjën e të shënuarit në derbi, edhe pse ishte vetëm miqësore.

Lojtari që është blerë për 127 milionë euro shënoi kundër Realit në miqësoren që u zhvillua në Amerikë, derisa Hazard vazhdon të luftojë për të gjetur më të mirën.

Në 6 ndeshje deri më tani në La Liga, Joao ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asist, derisa 100 milionëshi, Hazard, vazhdon të kërkojë golin e parë me Los Blancos dhe do të tentojë të gjejë sonte në derbin e Madridit.

Zidane ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Hazardit në fitoren 1-0 kundër Sevillas dhe ka besim te Eden se edhe sonte do të dhurojë atë që presin të gjithë.

(Kosova Sot Online )