“Zhegrova si Messi” i pari, aksionet e golat më të mirë në Zvicër!

  • 28 September 2019 - 10:59
“Zhegrova si Messi” i pari, aksionet e golat më të mirë në Zvicër!

Goli i shënuar nga Zhegrova në stilin e Leo Messit, është vlerësuar si ndër më të mirët në xhiron e tetë në Superligën e Zvicrës.

“SwissFootballLeague” ka zgjedhur tri aksionet më të mira në xhiron e tetë në Superligën e Zvicrës dhe në mesin e më të mirëve është edhe goli i Edon Zhegrovës për mënyrën se si u shënua.

Në vendin e tretë është portieri i FC Chiasso, Alessandro Guarnone, që bëri një prije spektakolare, pas tij renditet talenti 18-vjeçar shqiptar Bledian Krasniqi, që shënoi gol kundër FC Vaduz në ligën e dytë për FC Wil. Ai është i huazuar nga FC Zurich.

Krejt në fund, për mënyrën se si Zhegrova shënoi, ka pushtuar pozitën e parë, ndërsa “SwissFootballLeague” shkruan se “Zhegrova shënoi në stilin e Leo Messit”.

(Kosova Sot Online)