Zidane rikuperon Modricin për derbi, nuk ia dalin Isco e Marcelo

  • 28 September 2019 - 13:18
Zidane rikuperon Modricin për derbi, nuk ia dalin Isco e Marcelo

Modric është rikuperuar dhe është ftuar për derbin e sotmën që Reali e zhvillon me Atleticon.

Dalëngadalë Zinedine Zidane po e kompleton skuadrën.

I fundit që është kthyer për të luajtur është mesfushori, Luka Modric.

Ai është në mesin e 19 futbollistëve të ftuar për derbin me Atletico Madridin.

Edhe Isco dhe Marcelo kanë lënë prapa dëmtimet dhe janë stërvitur të premten me ekipin, por Zidane nuk dëshiron të rrezikojë me ta derisa të rikuperohen plotësisht.

Për arsye teknike, jashtë kanë mbetur Odriozola, Mariano Diaz dhe Brahim Diaz, kurse Marco Asensio dhe Ferland Mendy janë të dëmtua.

(Kosova Sot Online )