“Qendra sportive në Bërnicë, ideale edhe për fshatrat e Prishtinës”

  • 28 September 2019 - 13:40
“Qendra sportive në Bërnicë, ideale edhe për fshatrat e Prishtinës”

Në Prishtinë saktësisht në Bërnicë, FC Prishtina tash e disa javë ka nisur punimet për ndërtimin e Qendrës Sportive e cila në një periudhë prej 3-4 vjet pritet të përfundojë dhe t’i ofrojë kryeqyteti një mundësi ideale për punë profesionale.

Megjithatë, sipas analistit Ardian Llumnica, kjo qendër është në një vend tejet strategjik, pasi përveçqë do t’u mundësoi skuadrave të Prishtinës të punojnë aty, është një vend ideal edhe për fshatrat e Prishtinës.

“Qendra stërvitore në Bërnicë, përveçqë është një vend strategjik për qytetin, është edhe ideal për tërë fshatrat e Prishtinës në drejtim të Podujevës dhe Mitrovicës”, ka shkruar Llumnica, sipas të cilit ky lokacion është shumë i përshtatshëm.

Image

(Kosova Sot Online)