Karton i kuq në ndeshjen Feronikeli – Ferizaj

  • 28 September 2019 - 13:43
Karton i kuq në ndeshjen Feronikeli – Ferizaj

Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në sfidën që po e zhvillon me Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Në minutën e 21’, Dadan Jashari (Ferizaj) për shkak të protestave të vazhdueshme, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë brenda një minute dhe përjashtohet nga loja.

Nikli po e fiton këtë ndeshje me rezultat 2-0.

Ka shënuar super sulmuesi, Kastriot Rexha, në minutën e 8’ dhe 12’.

 

 


(Kosova Sot Online)