Humbi me rezultat 40:0, Drenica e tregon të vërtetën e këtij rezultati absurd

  • 28 September 2019 - 17:18
Humbi me rezultat 40:0, Drenica e tregon të vërtetën e këtij rezultati absurd

Pas fitores së çuditshme të Feronikelit kundër Drenicës me rezultat 40:0, futbollistet e Drenicës e kanë dërguar në redaksinë e sportit në medie një sqarim rreth këtij rezultati të thellë.

Në reagimin e vajzave të Drenicës thuhet se lojtaret kryesore e kanë bojkotuar ndeshjen në shenjë pakënaqësie ndaj trajtimit që po u bëhet atyre tash e disa viteve.

Për shkak të këtij bojkotimi, Drenica u detyrua të luajë me vajzat U-16 në ndeshjen kundër Feronikelit, që në fund arriti ta sigurojë një fitore me rezultat të thellë 40:0.

“Arsyeja ka qenë sepse vajzat që sot e tri vite nuk kanë marrë asnjë ndihmë as nga kryesia, Komuna e Skenderajit, e as nga Federata e Futbollit të Kosovës. Shkaktarin e gjithë kësaj kauze nuk e dimë as ne, por një gjë e dimë qe tri vite ne nuk kemi përkrahjen e askujt me as një cent ndihmë për vajzat e Drenicës”, thuhet në reagimin e dërguar në Gazetën Express.

“ Jemi përballur me të gjitha stinët e vitit duke udhëtuar me nga 15 km, duken lënë edhe shkollën anash, pra e gjithë kjo ishte veç dashuria për futbollin. Na është premtuar disa herë nga kryesia e klubit dhe nga kryetari i komunës por të gjitha këto premtime boshe”.

“ Disa vajza në moshë të re të ekipit kanë shprehur dëshirën për të luajtur kundër klubit të Feronikelit të cilat janë në moshë shumë të re, pra të vitit 2005-2006 dhe rezultati pra shihen ndaj vajzave të Feronikelit të cilat kanë përvojë shumëvjeçare, pra me moshë madhore”.

“ Vajzave të Feronikelit ju urojmë suksese sepse kanë pasur përkrahjen e gjithë qytetit të Drenasit na kryetari i komunës dhe respekt shumë të madh për kryetarin e tyre Naser Ramaj, për përkrahjen që ka bërë për vajzat e Drenasit”.

“Pra ky le të jetë shembull për gjithë klubet të Kosovës, sidomos për DRENICEN. Ne si shoqe jemi shumë të zhgënjyera edhe ju drejtuam juve sepse ne si klub i Drenicës nuk jemi të përkrahura nga asnjë institucion”. 

(Kosova Sot Online)