Chelsea u kthehet fitoreve në Premierligë, mposht Brightonin

  • 28 September 2019 - 18:12
Chelsea u kthehet fitoreve në Premierligë, mposht Brightonin

Pas disfatës kundër Liverpoolit në xhiron e kaluar, Chelsea u është kthyer fitoreve kundër Brightonit duke siguruar rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri të ligës angleze, në stadiumin “Stamford Bridge”.

Fitoren bindëse në mesjavë, 7:1 kundër Grimbsy në Carabao Cup, skuadra e Frank Lampardit e vazhdoi me fitore bindëse edhe në Premierligë, përkundër që jo me rezultat aq bindës, por me dominim në fushën e lojës.

Klubi londinez i humbi tetë raste të mëdha për të shënuar gol e megjithatë arriti të sigurojë fitore falë golave të shënuar nga Jorginho nga pika e penalltisë në minutën e 50-të dhe nga Willian në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Chelsea radhitet i gjashti në tabelën e Premierligës, me 11 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para (tri fitore, dy barazime dhe dy humbje) e po aq pikë prapa liderit Liverpool, që i ka grumbulluar 21 pikë në shtatë xhirot e para.

Chelsea do të tentojë ta vazhdojë këtë ecuri të fitoreve edhe në mesjavë, kur të mërkurën do të përballen me Lille në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)