Sanchezi i shënon dy gola të shpejtë për Interin

  • 28 September 2019 - 18:39
Sanchezi i shënon dy gola të shpejtë për Interin

Interi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Sampdorias, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Luigi Ferraris, në kuadër të xhiros së gjashtë të sezonit të ri të Serisë A.

Në minutën e 20-të të ndeshjes, Stefano Sensi e kaloi Interin në epërsi me rezultat 1:0 me një supergoditje, por goli iu shkrua Alexis Sanchezit, i cili e preku me shpinë topin.

Megjithatë, Sanchezi e shënoi edhe një gol të dytë vetëm disa momente më vonë, pasi mbeti vetë me portierin. 

(Kosova Sot Online)