Muriqi e mbyll derbin turk i përgjakur

  • 28 September 2019 - 21:28
Muriqi e mbyll derbin turk i përgjakur

Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë në derbin turk, mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, mirëpo ai e mbylli ndeshjen i përgjakur, shkaku i një incidente gjatë ndeshjes.

Galatasaray e priti sonte në orën 19:00 Fenerbahcen e Vedat Muriqit në stadiumin “Turk Telekom Stadi”, në ndeshjen e cila u mbyll me barazim pa gola.

Përkundër që Muriqi s’arriti ta vazhdojë rekordin e tij duke shënuar gola apo asistuar në këtë derbi të Turqisë, ai e mori vëmendjen pasi që mbeti me kokë të përgjakur nga një incident gjatë ndeshjes.

Gjyqtari i famshëm Cuneyt Cakir e këshilloi kosovarin të dalë nga ndeshja për disa minuta për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Pasi u trajtua nga stafi i Fenerbahces, Muriqi e vazhdoi lojën, në pjesën e dytë me fashë në kokë.

(Kosova Sot Online)