Ter Stegeni shkruan historinë me asistin e tij në golin e Suarezit

  • 28 September 2019 - 21:55
Ter Stegeni shkruan historinë me asistin e tij në golin e Suarezit

Marc-Andre ter Stegen ka shkruar historinë në Barcelonë, duke i bërë portieri i parë në historinë e klubit katalonas që arrin të asistojë gol në La Liga, gjatë shekullit të 21-të.

Portieri gjerman e arriti këtë rekord gjatë fitores së Barcelonës me rezultat 2:0 kundër Getafes, të shtunën.

27-vjeçari e gjeti veten jashtë zonës së 16-metërshit, katër minuta para se të mbyllej pjesa e parë e ndeshjes. Përderisa në të po shtohej presioni nga kundërshtarët, Ter Stegeni nuk mbeti në gjendje paniku, por e gjuajti topin drejt fazës së sulmit.

Topi i goditur nga Ter Stegeni e gjeti Luis Suarezin, i cili me qetësi e mposhti mbrojtësin e fundit dhe portierin dhe arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes.

(Kosova Sot Online)