Ecuria e Interit, më e mira që nga sezoni 1966/67

  • 28 September 2019 - 22:08
Ecuria e Interit, më e mira që nga sezoni 1966/67

Interi ka arritur t’i fitojë gjashtë ndeshjet e para të një sezoni të ri të Serisë A vetëm për herë të dytë në histori të klubit, pasi e kishte arritur këtë rekord për herë të parë në sezonin 1966/67.

Zikaltrit kanë arritur t’i mposhtin Leccen, Cagliarin, Udinesen, Milanin, Lazion dhe Sampdorian, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.

Vetëm një herë më parë në histori, klubi italian e kishte arritur këtë rekord të përsosur në gjashtë xhirot e para të sezonit dhe kjo kishte qenë gjatë kohës kur në stolin e Interit ishte Helenio Herrera, në sezoni 1966/67.

Megjithatë, kjo statistikë mund edhe t’i shqetësojë disa tifozë të zikaltërve, pasi që atë sezon Interi kishte arritur ta sigurojë vetëm pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, duke e humbur titullin e kampionit të Italisë.

Juventusi ishte shpallur kampion atë sezon, duke e përmbysur pozitën në tabelë në xhiron e fundit, pasi Interi kishte pësuar disfatë me rezultat 1:0 kundër Mantovas.

Skuadra e Herreras i kishte fituar shtatë xhirot e para në ndeshjen kundër Foggia, Vicenza, Atalanta, SPAL, Lecco, Brescia dhe Torino. 

(Kosova Sot Online)