Bellerin: Nëse Einsteni do të ishte gjallë, s’do ta kuptonte rregullën e “offside-t”

  • 28 September 2019 - 22:31
Bellerin: Nëse Einsteni do të ishte gjallë, s’do ta kuptonte rregullën e “offside-t”

Hector Bellerini i Arsenalit i ka përkrahur futbollistët e tjerë që t’i bëjnë të ditur mendimet e tyre të rëndësishme, duke e hedhur poshtë perceptimin publik se futbollistët duhet të flasin vetëm për futboll.

Bellerini së fundi është kthyer në fushën e lojës pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për një kohë të gjatë, duke i dhënë kështu Unai Emeryt më shumë opsione për pozitën e mbrojtësit anësor.

Tani që futbolli luan rol të madh edhe në vetëdijesimin e shoqërisë për probleme të tjera, Bellerini beson se lojtarët nuk marrin meritat e duhura dhe kërkoi të respektohen pasi që edhe persona si shkencëtari i famshëm Albert Einstein mund ta kenë pasur problem t’i kuptojnë disa aspekte të futbollit.

“Shumë futbollistë vijnë nga prapavija të vështira. Nëse nëna apo babai ynë punojnë në bankë apo janë mjekë, atëherë do të jetë e vështirë që ti të bëhesh futbollist. Prindërit e tu me siguri do të dërgojnë në universitet dhe ti do ta kesh një karrierë”, ka thënë Bellerin.

“Nëna dhe babai im më kanë rritur mirë dhe nuk kam qëndruar në rrugë gjatë gjithë ditës, por prapëseprapë unë vij nga një familja e klasit më të ulët. Ne jemi po aq të mirë në punën tonë. Nëse Einsteni do të kishte qenë gjallë, ai me siguri s’do ta kishte kuptuar rregullën e pozitës jashtë loje. Ne e kemi një lloj tjetër të inteligjencës”.

“Futbollistëve ende u thuhet të flasin vetëm për futboll dhe të mos flasin për asgjë tjetër. Për shumë futbollistë, është e lehtë të postosh gjëra të mërzitshme në rrjetet sociale pas një ndeshje. Mendoj se ne nuk do të ecim kurrë përpara nëse bëjmë diçka të tillë”.

“Ne mund t’i përdorim rrjetet sociale për ta treguar se nuk jemi makina që luajnë çdo të shtunë. Ne i kemi pasionet dhe problemet tona si çdo njeri tjetër. Shikoni çfarë i ndodhi Raheem Sterlingut kur shkroi në Instagramin për racizmin. Dukej se erdhi nga asgjë dhe e nisi një bisedë të rëndësishme”. 

(Kosova Sot Online)