Pllaka e Courtois jashtë stadiumit të Atleticos mbulohet me minj të vdekur

  • 28 September 2019 - 22:45
Pllaka e Courtois jashtë stadiumit të Atleticos mbulohet me minj të vdekur

Tifozët e Atletico Madridit ia dhanë ish-portierit të tyre, Thibaut Courtois, një pritje armiqësore, para se të niste derbi i Madridit në “Wanda Metropolitano”, sonte në orën 21:00.

Kanë kaluar 231 ditë që nga hera e fundit kur Thibaut Courtois u përball me ish-klubin e tij, Atletico Madridin, me ngjyrat e Real Madridit. Ai e mori edhe sot pritjen e njëjtë që e kishte marrë para aq shumë ditëve.

Pllaka e futbollistit jashtë stadiumit të Atletico Madridit është mbuluar me minj, sipas radiostacionit spanjoll Cadena SER. Edhe pllaka në nder të Antoine Griezmannit, që u transferua në Barcelonë këtë verë, është shkatërruar.

Tifozët e Atleticos, të zemëruar me Courtois

Courtois luajti 154 ndeshje për Atletico Madridin, mes vitit 2011 dhe 2014, dhe pllaka e tij ishte mbuluar me minj edhe para derbit madrilen të 9 shkurtit të këtij viti, kur Real Madridi kishte fituar me rezultat 3:1.

Atëherë, belgu kishte thënë: “Unë ende kam respekt maksimal për Atleticon dhe tifozët e klubit, tre vjet nuk zhbëhen nga këto gjëra. Unë i kam kaluar disa vite të mrekullueshme këtu dhe nuk do ta harroj këtu. As nuk e kuptova që kishte ndodhur kjo, isha i përqendruar në ndeshje”. 

(Kosova Sot Online)