Neymari i krahason tifozët e PSG-së me gratë: Nganjëherë zihemi

  • 28 September 2019 - 23:20
Neymari i krahason tifozët e PSG-së me gratë: Nganjëherë zihemi

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, i ka hedhur poshtë lajmet për marrëdhënien e tij të keqe me tifozët e klubit francez, duke e theksuar se çdo çift zihet kohë pas kohë.

Braziliani ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fundi i sezonit të kaluar, shkaku i spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij, pasi që ai e kërkoi kthimin në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai mungoi në ndeshjet e para të sezonit të ri shkaku i një lëndimi, megjithatë ishte pjesë e atyre ndeshjeve përmes pankartave dhe thirrjeve ofenduese të tifozëve në tribunat e stadiumit “Parc des Princes”.

Këto thirrje vazhduan deri në kthimin e Neymarit në skuadrën e PSG-së, pasi që në stadium u shfaqën edhe pankarta ku shkruhej “nuk do të ketë më k*rva në Paris” dhe komente tjera ofenduese në kthimin e brazilianit në ndeshjen kundër Strasbourgut.

“Unë i kuptoj tifozët dhe e di se është e vështirë për ta”, tha Neymari pas asaj ndeshjeje, të cilën ia fitoi PSG-së me një gol fantastik akrobatik në minutat e fundit të ndeshjes. “Por, qysh nga tani, unë jam lojtari i PSG-së”.

Që nga atëherë, Neymari ka vazhduar të tregohet vendimtar për shpresat e PSG-së për ta mbrojtur titullin e kampionit të PSG-së, duke i shënuar golat e fitores edhe në ndeshjen kundër Reims dhe Bordeaux, që u zhvillua sot.

“Është njëjtë sikur me gratë. Nganjëherë ziheni dhe e kalon një periudhë kohore pa folur me to”, tha Neymari, pas ndeshjes së sotshme.

“Megjithatë, me dashuri dhe dhembshuri, ju ktheheni në normalitet. Unë jam këtu për t’i ndihmuar PSG-së dhe do ta jap jetën time në fushën e lojës”. 

(Kosova Sot Online)